Shërbime kontabiliteti dhe Finance
Shërbime me bazë mujore
• Mbajtje kontabiliteti sipas standarteve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare (IAS);
• Përgatitja e dokumentacionit mujor të kontabilitetit (fatura, akte, deklarime etj.);
• Deklarimet me bazë mujore lidhur me Libër Shitje, Libër Blerje, FDP, Tatim Fitimi, etj.;
• Kontabiliteti i pagesave dhe përgatitja e kërkesave të transfertave me bankë;
• Transaksionet me mjete monetare (arka);
• Regjistrimi në programet financiare të dokumentave të kontabilitetit;
• Vlerësimi tatimor sipas legjislacionit në fuqi;
• Përgatitja e listëpagesave dhe dosjeve të punonjësve;
• Përgatitja e raportimeve mujore sipas kërkesave të autoriteteve tatimore dhe menaxhimit të shoqërisë;
Shërbimet vjetore të përgatitjes së pasqyrave financiare
Përgatitja e pasqyrave financiare sipas standarteve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare (IFRS):
• Bilanci i shoqërisë;
• Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
• Pasqyra e lëvizjes së mjeteve monetare;
• Pasqyra e ndryshimit të kapitalit të shoqërisë;
• Shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare.
Shërbime të tjera
• Përmbledhjet Financiare;
• Parashikimet financiare dhe Projektimet;
• Analiza e Likuiditetit dhe Buxhetit, etj.
Konsulence ligjore dhe analize financiare
Konsulencë financiare
• Blerje, përthithje ose bashkim të shoqërive;
• Rritje kapitali (kontribute në natyrë ose në mjete monetare);
• Këshillime për fillim aktiviteti tregtar;
• Vlerësimi i shoqërisë bazuar në fluksin e mjeteve monetare/ të ardhurën neto.
• Marrja me qera apo blerja e aktivit;
• Shuma për t’u marrë borxh;
• Plan biznesi për biznes të ri/ekzistues;
• Përcaktimi dhe analiza e kostos standarte, kostos ABC dhe cmimit të shitjes;
• Analiza dhe vlerësimi i riskut dhe kthimit të projekteve.
Konsulencë fiskale dhe ligjore
• Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH);
• Tatim fitimi për bizneset;
• Tatim mbi të Ardhurat Personale;
• Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore;
• Marrëveshjet për eleminimin e taksave të dyfishta;
• Tatim në Burim;
• Detyrimet Doganore;
• Këshillim gjatë kontrollit tatimor dhe apelimin e raporteve të kontrollit tatimor;
• Interpretimin e cështjeve të dyshimta tatimore;
• Përfaqësim në çështje gjyqësore që kërkojnë një ekspertizë kontabile ose fiskale.
Analizë financiare
• Analiza e strukturës, prirjes së treguesve financiarë, raporteve financiare;
• Parashikimi i shitjeve dhe vazhdimësisë së bizneseve;
• Pema e raporteve financiare.
Auditim (i brendshëm dhe i jashtëm)
Auditim i brendshëm
Dhënia e sigurisë lidhur me përputhshmërinë në zbatimin e politikave dhe procedurave të shoqërisë, rishikimi i sistemit të kontrollit të brendshëm, auditimi i të dhënave operacionale dhe financiare, vlerësimi i rreziqeve të mjedisit të kontrollit të brendshëm. Auditim i detajuar sipas kërkesave specifike të klientëve në zonat problematike.
• Auditimi i Pasqyrave Financiare;
• Kontrollet e Brendshme;
• Raporte për Qëllime të Veçanta;
Auditimi i taksave
Vlerësim pasurish të tundshme dhe të patundshme
Shërbimet e vlerësimit të pasurisë
Shërbimet e vlerësimit të pasurisë realizohen mbi bazën e kërkesave të institucioneve kredituese, blerësve, organizmave ndërkombëtare, gjykatave ose prokurorive, palëve në një proces gjyqësor, Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, agjencive imobiliare, ortakëve në një shoqëri tregtare, etj. Për këtë përgatiten Raportet e Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme. Në kryerjen e detyrës për “Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”, shoqëria “SKEP sh.p.k” mbështetet në parimet e korrektësisë, ndershmërisë, saktësisë, vërtetësisë dhe përmbushjes në kohë të kërkesave.
Vlerësimet për:
• Toka;
• Apartamente;
• Shtëpi;
• Karburante;
• Zyra;
• Qëndra Komerciale;
• Makineri dhe Asete të levizshme;
• Kamiona, makina, anije;
• Linja teknologjike;
Shërbimet e pasurive të patundshme
• Konsulencë;
• Hulumtimi i tregut lidhur me vlerësimin e pronës.
Shërbimet e konsulencës
Vlerësimet dhe shërbimet e konsulencës të kryera lidhur me shumëllojshmërinë e pronave në Shqipëri dhe Kosovë, disa prej tyre mund të listohen si më poshtë:
• Prona të mikpritjes – hotele/ motele;
• Rezidenca multi familjare – projekte apartamentesh;
• Të përziera – përdorime komerciale, (të gjitha llojet e pronave mikse);
• Zyra – mjekësore, profesionale, për investime;
• Prona industriale – ndërmarrje, distributorë, prodhim druri;
• Prona për qëllime speciale – vetë magazinim, marinë;
• Automobilistike – shpërndarëse karburanti, parkim, garazhe;
• Restorante;
• Tokë dhe ndërtime të reja – Subvencione dhe Zhvillime;
• Institucione – spitale, shkolla, Institucione Shtetërore;
• Prona për marrëdhënie detare dhe qëllime specifike, etj.
