Finance, kontabilitet, taksa
“SKEP sh.p.k” ofron shërbime kontabiliteti për biznese të vogla, SME dhe biznese të mëdha. Kryen Regjistrimet Kontabël, Deklarimet Fiskale, Pasqyrat Financiare, Pagesa të Ndryshme, Regjistrime të Bizneseve, Këshilla Financiare, mban Evidencën e të Punësuarve (Kontratat, Pushimet, Vendimet etj., në bazë të Ligjit të Punës), etj. Gjithashtu, ofron përvojë të gjatë në kontabilitetin dhe financat e shoqërivë. “SKEP sh.p.k” punon me programet më të mira të kontabilitetit duke garantuar informacion të saktë në çdo moment.
Menaxhim, administrim financiar
“SKEP sh.p.k” ofron shërbime auditimi për klientët e saj duke dhënë në të njëjtën kohë këshilla të vlefshme sa i takon problemeve dhe proçeseve të ndryshme të shoqërisë që rrisin efektivitetin dhe rentabilitetin. Specialistët tanë të auditimit kanë përvojë dhe njohuri specifike në industri, si dhe veprojnë sipas një modeli të bazuar në vlerësimin e rrezikut që u mundëson atyre të kuptojnë më mirë biznesin e klientëve dhe kontrollet e brendshme të tij.










